Këta janë të akuzuarit për korrupsion nga Prokuroria Speciale

Aktuale

Këta janë të akuzuarit për korrupsion nga Prokuroria Speciale

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 13:54
Të akuzuarit për korrupsion nga Prokuroria Speciale

Ish-drejtori i marketingut dhe ish-drejtori financiar i Telekomit të Kosovës, akuzohen për përvetësim në detyrë dhe falsifikim të dokumenteve.

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë ndaj Trim Musliut dhe Armend Osajt.

Musliu, në cilësinë e ish-drejtorit të marketingut dhe Osaj në cilësinë e ish-drejtorit financiar dyshohen për vjedhjen e 255 telefonave mobilë nga ndërmarrja publike në të cilën ishin të punësuar.

“Për të pandehurin T.M. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale Përvetësimi në Detyrë nga neni 425 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së, nr.04/L-082 dhe Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së”.

“Për të pandehurin A.O. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale  Përvetësimi në Detyrë nga neni 418 paragrafi 1 lidhur me paragrafi 3 të KPRK-së, nr.06/L-074 dhe Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së”, tha sot Prokuroria Speciale.

Përpos tyre, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë edhe ndaj pesë personave të tjerë për vepra që ndërlidhen me korrupsionin në Telekomin e Kosovës.

I pandehuri tjetër është Denis Çeman, i cili akuzohet për falsifikim të dokumenteve.

“Për të pandehurin D.C. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Falsifikim i Dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, tha Prokuroria Speciale në njoftim për media.

Dy të tjerë A.L. dhe F.A. akuzohen për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, si dhe për shamangie të tatimit.

Ndërkaq, për të pandehurin G.H. ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale dokumente të rrejshme lidhur me tatimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat