Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me burgim disa prej të akuzuarve

Aktuale

Vrasja e Oliver Ivanoviqit – dënohen me burgim disa prej të akuzuarve

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 09:55
Gjyqtari

Gjykata Themelore ka shpallur aktgjykimin në rastin e vrasjes së politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviq, kundër pesë personave që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon për ndihmë dhe organizim të atentatit.

Të akuzuarit Nedelko Spasojeviq, Gjykata i ka  i shqiptuar dënim me burgim prej 4 vite e 6 muaj burgim,  të cilit i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak dhe dënim me gjobë prej 4 mijë e 500 euro.

Marko Roshiq për veprën penale pjesëmarrje ose organizimi i grupit penal të organizuar dhe vrasje e rëndë i është shqiptuar dënim me burgim prej 8 vite, ku llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Gjykata këtij të akuzuari i shqiptoi edhe  dënim me gjobë në shumë prej 10 mijë euro.

Të akuzuarit tjetër, Dragisha Markoviq për veprën penale në bashkëkryerje, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, Gjykata i shqiptoi dënim me burgim prej 4 vitesh burgim.

Zharko Jovanoviq për veprën penale në bashkëkryerje, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit  zyrtar iu shqiptua dënim me burgim prej 4 vite. Po ashtu dënim me gjobë në shumë prej 1500 euro.

E akuzuara Silvana Arseniq është liruar nga akuza për veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe veprën penale vrasje e rëndë dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Po ashtu edhe i akuzuari tjetër, Dragisha Markoviq është liruar nga akuza për veprën penale zbulim i fshehtësisë zyrtare, shpallet fajtor për veprën penale në bashkëkryerje dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat