Kurti mbledh ministrat, merret vendimi për ndalimin e TikTok-ut – kryeministri jep detaje edhe për kushtet e vendosura në Bruksel

Aktuale

Kurti mbledh ministrat, merret vendimi për ndalimin e TikTok-ut – kryeministri jep detaje edhe për kushtet e vendosura në Bruksel

Nga: Bota sot Më: 28 qershor 2024 Në ora: 09:29 Përditësuar në ora: 14:51 më 28.06.2024
Qeveria e Kosovës

Qeveria ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike

Qeveria e Kosovës ka votuar sot për ndalimin e përdorimit të Tik-Tok në rrjetet shtetërore të komunikimit dhe ka urdhëruar të gjithë zyrtarët shtetërorë që ta largojnë atë nga pajisjet zyrtare..

Propozmi për ndalimin e rrjetit social tik-tok ka ardhur nga zv.ministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

“Me qëllim të rritjes ë sigurisë kibernetike, MBP rekomandon Qeverisë që të ndalojë instalimin dhe përdorimin dhe funksionimin e rrjetit social tik tok në gjitha rrjetet shtetërore të komunikimit dhe në të gjitha pajisjet”, ka thënë ai.

“Të gjithë zyrtarët janë të detyruar që të në pajisjet zyrtare ta largojnë aplikacionin tik-tok”, ka shtuar Dobra.

Ai ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të parandalimit të kërcënimeve kibernetike.

“Ka për qëllim të mbrojë institucionet nga kërcënimet përmes sulmeve kibernetike”, është shprehur Dobra.

Kurti: Pa dorëzimin e Radoiçiqit nuk ka mirëbesim në dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se tri kushtet që ai vendosi në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, janë ato që garantojnë procesin e normalizimit me Serbinë.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se pa dorëzimin e Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij, që kreu sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, s’mund të ketë mirëbesim në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Tridhjetë e nëntë persona të atij grupi, nga 47 të identifikuar qartë ndodhen në listën e kërkimit ndërkombëtar nga INTERPOL-i. Për aq kohë sa Radoiçiq dhe grupi i tij janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, tha Kurti.

Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Në sulm mbeti i vrarë një rreshter, ndërkaq gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Radoiçiq besohet se ndodhet në Serbi.

Kosova fajëson Serbinë për sulmin, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Në rundin e dialogut, të mbajtur më 26 qershor, Bashkimi Evropian tha se Kurti nuk ishte i gatshëm për një takim trepalësh me ndërmjetësit evropianë dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, pas takimit tha se Kurti paraqiti tri kushte, të cilat Vuçiq nuk ishte i gatshëm t’i pranonte plotësisht.

Përveç dorëzimit të Radoiçiqit, Kurti ka kërkuar që Serbia të tërhiqet nga letra që kishte dërguar në bllokun evropian ish-kryeministrja Ana Bërnabiq, përmes së cilës Beogradi shprehu rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Kurti ka kërkuar që kjo marrëveshje, e arritur vitin e kaluar të nënshkruhet.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se vetëm nënshkrimi i marrëveshjes – që sipas BE-së është ligjërisht e obligueshme për palët – garantohet zbatimi i saj.

“Në tri takime dypalëshe sa u zhvilluan të mërkurën ne paraqitëm këto tri kërkesa të garancisë, që në fakt janë mburojë për vetë Marrëveshjen Bazë e cila është nën sulm të vazhdueshëm nga Serbia. Presidenti i Serbisë nuk ishte i gatshëm të respektojë asnjë. Pra, as të nënshkruajë marrëveshje, as të tërheqë letrën për refuzimin e saj, por as ta dorëzojë kryekriminelin Radoiçiq”, tha Kurti.

“Nënshkrimi i marrëveshjes do të nënkuptojë formalizimin, tërheqja e letrës së Bërnabiq do të nënkuptojë seriozitet për fillim të zbatimit, kurse dorëzimi i kriminelit Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar do të nënkuptojë vendosje të drejtësisë dhe bashkëpunim të mirë fqinjësor”, shtoi kryeministri i Kosovës.

Asnjëra palë, deri më tash, nuk ka bërë ndonjë lëvizje drejt zbatimit të ndonjë elementi të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut./REL

Kurti: Kushtetuesja na rrëzoi dy ligje, zgjodhi të vonojë ndjekjen e krimit dhe reformën tonë

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë foli për rrëzimin e dy ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, duke thënë se kjo do të pengojë “ndjekjen e krimit” dhe reformën e synuar nga ata në sistemin e drejtësisë.

“Kemi hartuar dhe miratuar Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ashtu siç kemi miratuar edhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili në seancën e radhës do të votohet në leximit të dytë. Për më shumë prokurorë efikas dhe të pavarur nga politika e për një institucion të pavarur që do të kthente pasurinë e vjedhur. Të dy këto ligje si reforma thelbësore për sistemin e drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit u konsultuan edhe me Komisionin e Venecias që i aprovoi të dy këto”

Duke thënë se nga këto ligje ka dobi publike karshi pasurimit të pabazë, kriminal e individual, Kushtetuesja zgjo ndryshe.

“Megjithëkëto, Gjykata Kushtetuese rrëzoi të dy ligjet, duke zgjedhur kësisoj të vonojë ndjekjen e krimit dhe ta vonojë reformën tonë. Me 5 vota për në raport me 4 vota kundër, Gjykata Kushtetuese ka gjetur se Kushtetuta është shkelur me ligjin për byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke treguar kështu se Kushtetuta ndryshe shihet nga gjysma e gjyqtarëve të Kushtetueses në rqaport me gjysmën tjetër.”

Kurti mbledh ministrat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në hapjen solemne të Qendrës Komunitare “Concordia”, në lagjen Ali Ibra, në Gjakovë.

Kështu do të veprojë ai në ora 11:00.

Ndërkaq nga ora 14:00, Kurti do të mbledhë ministrat në qeveri.

E kjo mbledhje një ditë pasi kryeministri Kurti u kthye në Kosovë, pas qëndrimit në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat