Islami: Dështimi i takimit Kurti – Vuçiq, i pritshëm

Aktuale

Islami: Dështimi i takimit Kurti – Vuçiq, i pritshëm

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 00:48
Avni Islami

Kosova dhe Serbia janë duke i humbur mundësitë e tyre duke mos i zbatuar marrëveshjet e arritura deri tani në dialogun e Brukselit, pasi të mërkurën dështoi të mbahej një takim i paralajmëruar trepalësh i liderëve të dyja vendeve me shefin e diplomacisë së BE-së.

Për Avni Islamin, profesor i Shkencave të Sigurisë në Kosovë, deklaroi se Serbia ka zgjedhur të bëjë një luftë hibride ndaj Kosovës.

I ftuar në një intervistë, Islami theksoi se duhet zbatuar nga Beogradi marrëveshja e Kumanovës.

“Dështimi i takimit Kurti - Vuçiç nuk ishte një befasi, sepse mosmbajtja e takimit në fjalë nuk është se është pritur ndonjë rezultat.

Ndërsa, marrëveshja e Kumanovës parashikon që asnjë ushtar i Serbisë nuk mundet të hyjë në territorin e Kosovës, dhe pa një marrëveshje tjetër çdo hyrje quhet cenim i territorit dhe sovranitetit të Kosovës.

Dhe çdo cenim i tillë është në kundërshtim të marrëveshjes së NATO-s të nënshkruar në atë kohë nga Millosheviç. Dhe duke pasur parasysh faktin që në Kosovë janë të stacionuara forcat e Aleancës, Serbia e di mjaft mirë që nuk guxon dhe nuk do të lejohet që të bombardonte Kosovën, aapo që Beogradi të nisë një luftë të re, apo luftë frontale.

Prandaj, Serbia ka zgjedhur luftën hibride që ta destabilizojë Kosovën dhe të fitojë terren përmes grupeve terroriste dhe paramilitare dhe përpjekjet e fundit që të nxisë qytetarët serbë brenda territorit të Kosovës kundër institucioneve, dhe fatmirësisht deri më tani nuk ia ka dalë dhe nuk do t’ia dalë.

Kjo dhe për faktin se edhe vetë qytetarët serbë janë të bindur se vendosja e rendit dhe ligjit në katër komunat veriore ata janë ndjerë më të sigurtë dhe janë më pak të shantazhuar dhe kriminalizuar nga grupet e ndryshme siç është Lista Srpska dhe Radoiçiç dhe klani i tij”, u shpreh në këndëvështrimin e tij, Avni Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat