Paçarizi: Kushtet e Kurtit do të ishin legjitime nëse javën tjetër Bislimi s’shkon në Bruksel

Aktuale

Paçarizi: Kushtet e Kurtit do të ishin legjitime nëse javën tjetër Bislimi s’shkon në Bruksel

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 22:44
Analisti politik, Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se dy nga tri kushtet e djeshme të kryeministrit Albin Kurti, për t’iu kthyer tavolinës së bisedimeve në nivel të lartë, janë relevante.

Ai tha se kushti i Kurtit për tërheqjen e letrës së ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, është relevant, pasi sipas tij, në letrën e Bërnabiqit shprehimisht thuhet se Serbia s’e pranon pavarësinë e as integritetin territorial të Kosovës, gjë që tha se është në kundërshtim me Marrëveshjen Bazike.

“Në letër thuhet shprehimisht se nuk pranohet as pavarësia dhe as integriteti territorial i Kosovës dhe se Serbia nuk pajtohet për ulëse të Kosovës në OKB. Është krejt legjitim reagimi i Kurtit dhe legjitim edhe kushti për ta vazhduar dialogun, pa e tërhequr një letër të tillë sepse i bie që s’ka më marrëveshje. Dhe pse duhet të ecë përpara Kosova me marrëveshje, nëse Serbia s’ka hequr dorë nga ato tri elemente”.

“Të kërkosh dorëzimin e Radoiçiqit dhe grupit të tij, është legjitime sepse ata njerëz kanë ardhur nga Serbia dhe realisht Serbia ka marrë pjesë në agresion. Në rast se nuk i dorëzon ata persona, po pranon që ka bërë agresion dhe kjo është në kundërshtim me marrëveshjen”, tha Paçarizi në Rubikon.

Më tej, ai tha se të gjitha kushtet e kryeministrit Albin Kurti, do të ishin legjitime në rast se javën e ardhshme në Bruksel nuk do të ketë takim të nivelit të kryenegociatorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat