“Goxha mirë po e din Beogradin ti”/ Ramabaja përplaset ashpër me Shalën

Aktuale

“Goxha mirë po e din Beogradin ti”/ Ramabaja përplaset ashpër me Shalën

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 22:36
Analisti Sadri Ramabaja dhe Azdren Shala

Analisti Sadri Ramabaja dhe Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD), janë përplasur në “Pressing”, të enjten.

Shala po kritikonte pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje për qasja autoritare, sidomos pas sulmeve të pushtetit ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe mediave.

Por, Ramabaja tha se “Shala shkon në ekstrem”, që sipas tij “përdor një gjuhë që shpesh përdoret në Beograd”.

E Shala i tha Rambajës që “shumë mirë po e njeh Beogradin”, më pas ai ia ktheu se “e përcjelli”.

Pjesë nga përplasja.

Ramabaja: Ky shkon në ekstrem, sepse hërë pas here akuzon me një gjuhë që edhe Beograd akuzohemi kështu, si shoqëri hitleriane.

Shala: Kogja po e dinë Beogradin.

Ramabaja: E përcjell unë.

Shala: Jo se di a e përcjell a jo, veç kështu.

Rambaja: Azdren për çështje të karakterit politik dhe angazhimit atdhetar nuk je ti që diskuton për mua.

Shala: Jo, më the po flet si Beograd, unë po them e njeh Beogradin e nga e njeh unë kam dyshime.

Ramabaja: E përcjell, që 25 vjet e përcjelli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat