Pajaziti: Do t’i ftoj partitë tjera shqiptare për një qeverisje të përbashkët

Aktuale

Pajaziti: Do t’i ftoj partitë tjera shqiptare për një qeverisje të përbashkët

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 22:28
Arbër Pajaziti

Kryetari i zgjedhur i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka thënë se synon që një qeverisje lokale ta formojë me partitë shqiptare.

Pajaziti ka thënë se pas certifikimit të rezultanteve do të bëjë ftesë për takim me partitë shqiptare por dhe të tjerat.

“Do t’i ftoj partitë politike shqiptare të ulemi dhe të shohim mundësinë e krijimit të një qeverisje shqiptare do ti ftojë edhe partitë tjera dy rome dhe një serbe”, ka thënë Pajaziti.

Por, për një takim që i ka ftuar më herët e që nuk i janë përgjigjur ai ka thënë se nuk i di arsyet, por ka ftesën për takim do ta kenë përsëri.

Ai ka thënë se pas marrjes së detyrës takimin e parë si kryetar do të dëshironte ta ketë me kryeministrin Kurti, për të parë mundësitë e bashkëpunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat