Rohde godet Gërvallën pas deklaratës për KiE: Mendova që Kosova donte të anëtarësohej në maj

Aktuale

Rohde godet Gërvallën pas deklaratës për KiE: Mendova që Kosova donte të anëtarësohej në maj

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 21:53
Jorn Rohde, Donika Gërvalla

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, e ka komentuar deklaratën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, se edhe ashtu-kështu Kosova “nuk e kishte objektiv” anëtarësimin e plotë në Këshill të Evropës në maj të këtij viti.

Rohde ironizoi duke thënë se “Paskam menduar që Kosova donte të anëtarësohej në seancën e majit të këtij viti” – duke shtuar se Kosova duhet të “çojë peshat e rënda”.

“Pse ta komentoj këtë? Paskam menduar që Kosova donte të anëtarësohej në seancën e majit të këtij viti. Dhe qëndrimi jonë është se Gjermania mbështeti synimin e anëtarësimit të Kosovës kur u bë në fillim të 2023; për ta kaluar këtë aplikim në Asamblenë Parlamentare; e mbështetëm shumë; shkuam edhe te vendet anëtare për ta mbështetur.

Pra, edhe njëherë, aq më herët aq më mirë. Por, duhet të çoni peshat e rënda, dhe këtë mundet vetëm Kosova, ne veç mund t’ju japim këshillat për të arritur dy të tretat e votave”, tha Rohde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat