Kastrati i ashpër me ministrin Çeku: Ministrat hajduta i duan trushpërlarët

Aktuale

Kastrati i ashpër me ministrin Çeku: Ministrat hajduta i duan trushpërlarët

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 21:08
Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar pas raportimeve se ministri i Kulturës, në Qeverinë Kurti, Hajrullah Çeku, i ka ndarë 257 mijë euro për një organizatë që dikur vetë e drejtonte dhe 255 mijë të tjera në organizatën e motrës së një deputeti të VV-së.

Ai ka thënë se edhe pas këtyre raportimeve ka ende “trushpërlarë që e përkrahin atë në rrjete sociale”.

“BRAVO TRUSHPERLAREVE!Natyrisht nuk janë shumica trushpërlarë, ama pas këtyre skandalave te raportuara për Ministrin Çeku, po shoh prapë komente të disa trushpërlarëve që e përkrahin nëpër rrjete sociale. Definitivisht disa njerëz kanë probleme të theksuara me moralin”, tha ai.

Tutje ai tha se “Këta trushpërlarë sigurisht mendojnë se një ministër i korruptuar është magjistar, sepse sa herë që ai i zhduk parat e tyre, ata i duartrokasin! Ministrat hajduta prandaj i duan shumë trushpërlarët, sepse sa herë që ju vjedhin paratë i bëjnë ata të ndihen mirënjohës!”, tha ai.

“S’kane me ju zbrit prej shpines as ne teporze e as ne perpjeteze!”, përfundoi deputeti i PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat