Vjen kërkesa urgjente për Qeverinë e Kosovës, lidhet me sigurinë në vend

Aktuale

Vjen kërkesa urgjente për Qeverinë e Kosovës, lidhet me sigurinë në vend

Nga: A.M. Më: 27 qershor 2024 Në ora: 20:52
Qeveria e Kosovës

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Kriminalistëve, Kriminologëve dhe Viktimologëve të Kosovës (ASKK), Drizan Shala ka parashtruar një kërkesë uregjente për qeverinë dhe institucionet e sigurisë së Kosovës.

Duke parë, zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, Shala kërkoi që Republika e Kosovës të themelojë “Agjencinë e Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës”.

“AIM është autoriteti shtetëror përgjegjës për licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e sektorit të prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armatimeve ushtarake. Lëshon, rinovon, pezullon dhe heq licencat për subjektet dhe do të jetë në varësi të Ministrit të Mbrojtjes dhe selinë do ta ketë në Prishtinë.

Ndaj kërkojmë që sa më shpejt të ndërmerren hapa konkretë për të përmbushur një segment të rëndësishëm kombëtar, që është krijimi i kësaj agjencie”, shkroi ndër të tjera Shala, përcjell “Bota sot”.

Njoftimi i plotë

Kërkesë urgjente për:

Prishtinë: 26/06/2024

• Qeverinë e Republikës së Kosovës

• Ministrit të Mbrojtjes se Republikës së Kosovës

• Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes i Kuvendit të Kosovës

• Kryetarit të PDK-së

• Kryetarit të LDK-së

• Kryetarit të AAK-së

Arsyetimi:

Padyshim, një nga çështjet më të rëndësishme të një shteti është siguria, mbrojtja e territorit të tij e cila vjen si rezultat i fuqizimit të industris se mbrojtje dhe duke iu referuar zhvillimeve gjeopolitike ndërkombëtare që kanë ndikim në rajon dhe sigurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kërkesa konkrete:

Republika e Kosovës duhet të themelojë:

“Agjencinë e Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës”

AIM është autoriteti shtetëror përgjegjës për licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e sektorit të prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armatimeve ushtarake. Lëshon, rinovon, pezullon dhe heq licencat për subjektet dhe do të jetë në varësi të Ministrit të Mbrojtjes dhe selinë do ta ketë në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat