Analisti shpjegon veprimet e djeshme të Kurtit në Bruksel: Ai ka lënë shumë natë pa gjumë Vuçiqin

Aktuale

Analisti shpjegon veprimet e djeshme të Kurtit në Bruksel: Ai ka lënë shumë natë pa gjumë Vuçiqin

Nga: H.O. Më: 27 qershor 2024 Në ora: 19:24
Pamje nga takimi, 26 qershor 2024/ Bruksel

Takimi i djeshëm i kryeministrit Albin Kurti në Bruksel është komentuar tejet shumë në Kosovë. Kjo për faktin se ai refuzoi një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuҫiq, ndërsa paraqiti tri kërkesa për Serbinë.

Takimin e djeshëm e ka komentuar edhe analisti Shenoll Muharremi. Ai ka komentuar edhe debatet e deklarimet e ndryshme që janë bërë dje karshi kryeministrit Kurti.

“Disa media dhe komentatorë opozitar sikurse e humbin arsyen në raste si kjo se braktisin rolin e gazetarisë dhe me çdo kusht tentojnë të negativizojnë gjendjen rreth kryeministrit. Kjo me gjasë po e rritë e forcon atë, po e mban në top, ashtu po sugjerojnë matjet politike. Pamvarsisht ngjarjeve, komentet dhe titujt e disa gazetave për Kurtin janë negative dhe me doza të urrejtjes. Kjo nuk është gazetari për shijen time dhe duhet me u rishiqu”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Rezultatet Eventuale të Spektaklit të Brukselit

Vështirë e kishte kryeministri me e fsheh krenarinë e tij gjatë konferencës për media pas "komplotit strategjik" që kishte bërë dje në Bruksel. E la pa takim Vuçiqin dhe e poshtëroj Lajçakun të cilin se pret më kur vie në Prishtinë e as nuk i beson.

Disa komentator nga urrejtja ndaj tij kishin bërë komente emocionale. "Nuk po përballet me Vuçiq" "Po frikohet".. Kur urrejtja politike përzihet me analizë, arsyeja vdes. Albin Kurti ka lënë shumë natë pa gjumë Vuçiqin dhe ka nxjer anën më djallëzore të tij në sipërfaqe.

Disa media dhe komentatorë opozitar sikurse e humbin arsyen në raste si kjo se braktisin rolin e gazetarisë dhe me çdo kusht tentojnë të negativizojnë gjendjen rreth kryeministrit. Kjo me gjasë po e rritë e forcon atë, po e mban në top, ashtu po sugjerojnë matjet politike. Pamvarsisht ngjarjeve, komentet dhe titujt e disa gazetave për Kurtin janë negative dhe me doza të urrejtjes. Kjo nuk është gazetari për shijen time dhe duhet me u rishiqu.

Albin Kurti ka bërë lëvizje taktike dje dhe kërkesat e tija janë totalisht legjitime dhe të logjikshme. Janë të drejta dhe në harmoni me qëndrueshmërinë e suksesit të dialogut, rrjedhinisht të paqën dhe sigurisë së Ballkanit. Është diçka tjetër që kjo, drejtësia dhe parimet, nuk mjaftojnë për arritje të suksesit në diplomaci të kohës tonë.

Aplikimi i mjeteve të drejtësisë dhe parimeve nuk të qon larg në diplomaci. Fatkeqësisht, ata që flasin më shumë, shoqërohen, paguajnë lobistë dhe tregojnë fleksibilitet dhe janë bashkëpunues fitojnë. Kurti është një burrështetas i shekullit 20 ndoshta, politika ndërkombëtare dhe diplimacia janë djallëzuar dhe komercializuar në shek XXI.

Taktikat s Kurtit të aplikuara dje do të japin efekte afatshkurtëra pozitive për qeverinë dhe partinë e tij. Paraqitja si "lider i fortë" që në mes të Brukselit dhe në prani të niveleve të larta e refuzon dhe poshtëron Vuçiqin. I vendosë kushte Brukselit e Serbisë sikur Kosova të ishte e madhe dhe fuqishme si Britania..

Por Kosova nuk do të ketë përfitime nga kjo performancë. Masat nuk duket që largohen menjëherë e as aplikacioni për anëtarsim nuk zhbllokohet. Raste si kjo disa ministra të jashtëm të BE mund të i paraqesin si "refuzim për dialog" i Kosovës. Por mendja e Kurtit është tek drejtësia, tranzicioni i madh ndërkombëtar ku jemi.. e sidomos tek zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Ai ka blerë tashmë kohën që i duhej se me këto kushte nuk të ketë takim mes tij dhe Vuçiqit së shpejti.

Në përgjithësi kryeministri u tregua i drejtë dhe i fortë, por kjo nuk do të përkthehet në përfitime për Kosovën. Diplomacia është një profesion shumë më kompleks ku kërkohen, jo strategji një veprimshe sikur dje, por akte të vogla dhe ngjeshura sistematike.. për të arritur suksesin e dëshiruar. Kështu Kurti do të përfitoj kohë dhe pak paqe të brisht, ndonjë votë për partinë e tij, por pozita e Kosovës në BE nuk është forcuar dhe përmirësuar dje. Sot kemi edhe më shumë paqartësi se dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat