Profesori universitar, thirrje zyrtarëve të qeverisë: Nuk mjafton vetëm Albini t’i ketë duart e pastra

Aktuale

Profesori universitar, thirrje zyrtarëve të qeverisë: Nuk mjafton vetëm Albini t’i ketë duart e pastra

Nga: H.O. Më: 27 qershor 2024 Në ora: 18:59
Qeveria e Kosovës

Prof.dr. Enver Bytyҫi në një postim të tij në Facebook ka komentuar veprimet e fundit të ministrit të kulturës në Kosovë, Hajrullah Çeku, ku thuhet se u ka dhënë me qindramijë euro si donacion dy subjekteve, njëres që ka qenë dikur drejtor ekzekutiv dhe tjetrës që i takon motrës së një deputeti të Vetëvendosjes.

“Lexova diku se ministri i Kulturës së Kosovës, Hajrullah Çeku, u ka dhënë me qindramijë euro si donacion dy subjekteve (shoqatave). Lajmet shkruajnë se në njërën ka qenë dikur vetë drejtor ekzekutiv dhe ka pasur ose ka gjithashtu vëllain të punësuar aty. Ndërsa shoqata tjetër i përket motrës së një deputeti i partisë së zotit Çeku”, shkruan profesori.

Ai shkruan më tutje se, të dyja këto shoqata kanë marrë shumën më të madhe të donacionit krahasuar me subjektet e tjera.

“Unë nuk e di nëse ligji e lejon diçka të tillë. Nuk e di edhe se për çfarë projektesh bëhet fjalë. Por për imazhin e kryeministrit e të qeverisë ky vendim është me pasoja. Mos e thyeni mitin e Albin Kurtit si kryeministër i pakorruptueshëm! Mos e dëmtoni imazhin e Kosovës si shteti me performancën më të mirë në rajon për luftën kundër korrupsionit”, shkruan ai.

Tutje, profesor Bytyҫi i bën thirrje ministrave dhe zyrtarëve qeveritar që të kenë duartë e pastra nga korrupsioni. Poashtu përmes rastet kur janë refuzuar projekte për të përjetësuar figurën e Presidentit Ibrahim Rugova.

“Nuk mjafton që vetëm Albini ta ketë këtë imazh pozitiv dhe këtë mit pastërtie e të duarve të pastra. Lufta kundër korrupsionit është luftë kundër çdo konflikti të interesit. Aq më tepër kur lexoj se projekte për të përjetësuar figurën e Ibrahim Rugovës janë refuzuar”,shkruan Prof.Dr. Enver Bytyҫi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat