“Zhgënjim i madh për Borrellin”, eksperti ndërkombëtar deklarohet pas refuzimit që Kurti ia bëri Vuçiqit: Nuk është sekret se…!

Aktuale

“Zhgënjim i madh për Borrellin”, eksperti ndërkombëtar deklarohet pas refuzimit që Kurti ia bëri Vuçiqit: Nuk është sekret se…!

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 18:46
Toby Vogel

Toby Vogel, ekspert i dialogut, ka folur për mosmbajtjen e një takimi trepalësh dje në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesit e BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Në Info Magazine, ai ka deklaruar se tani është duke përfunduar një fazë e dialogut, sipas tij, duhet të fillojë një fazë e re.

“Ishte një zhgënjim i madh, padyshim për Borrell, nuk pati një takim mes drejtuesve dhe nuk pati asgjë, as një rezultat të prekshëm nga ky takim. Duke thënë këtë, mendoj se nuk është një sekret i madh të thuhet se dialogu ka vdekur prej disa muajsh, prej një viti, madje prej më shumë se një viti”.

“Ai nuk ka dhënë atë që duhej të jepte e cila është të paktën një rrugë për një marrëveshje ligjore të detyrueshme, gjithëpërfshirëse, e normalizimi që thjeshtë nuk ka ndodhur për shumë vite. Dialogu ka shërbyer si një vend për menaxhimin e krizave, pra në një farë kuptimi kjo është paksa e trishtueshme. Por është një përfundim mjaft logjik i kësaj faze të cilën tani mund ta kalojmë “, ka thënë Vogel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat