Nisma për njohjen e Kosovës, kështu voton Parlamenti i Spanjës

Aktuale

Nisma për njohjen e Kosovës, kështu voton Parlamenti i Spanjës

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 15:25
Ilustrim

Parlamenti i Spanjës hodhi poshtë të enjten nismën e disa partive nga rajoni katalanas për njohjen e Kosovës.

Nisma u refuzua me shumicë dërrmuese me 293 vota pro dhe 27 abstenime.

Propozimi u soll në foltore të enjten nga Junts, një parti separatiste katalunase.

Siç raporton, Anadolu, deputeti i Junts Eduard Pujol tha më herët të martën se Kosova është një “shtet i së drejtës” dhe se vendimi i saj për të shpallur pavarësinë u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Në total, vetëm 25 deputetë nga 345 që votuan e kanë mbështetur nismën, ndërsa ka pasur 293 vota kundër dhe 27 abstenime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat