U raportua e zhdukur, gjendet 13 vjeçarja nga Vushtrria në Prishtinë

Aktuale

U raportua e zhdukur, gjendet 13 vjeçarja nga Vushtrria në Prishtinë

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Vajza 13 vjeçare, Aulona Kurti nga Vushtrria e cila u raportua e zhdukur që nga dita e hënë është gjetur sot në sheshin e Prishtinës.

Lajmin e bëri të ditur babai i saj, Gëzim Kurti i cili tha se ende nuk e ka parë pasi është brenda në stacionin e Policisë në Prishtinë.

Ai tha se një dhëndër i tij e ka pa dhe e ka gjetur Aulonën në Prishtinë.

“Veç sa e kemi gjetë vajzën. E ka pa dikush të sheshi në Prishtinë. Ende se kam pa… jam me një dhëndër, ky e ka pa mas pari. Wshtë shumë mirë dhe për momentin Aulona është brenda në stacion policorë, dhe për pak do shkojmë në Vushtrri. Faleminderit shumë prej të gjithëve që kontribuuan në gjetjen e Aulonës”, tha babai i vajzës që u raportua e zhdukur që nga dita e hënë në Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat