“Thirre s’e s’po mujna me dalë”: Pamje nga zjarri në objektin banesor, u dogj vetura e ish-drejtorit të ATK-së

Aktuale

“Thirre s’e s’po mujna me dalë”: Pamje nga zjarri në objektin banesor, u dogj vetura e ish-drejtorit të ATK-së

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 12:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth 30 persona kërkuan ndihmë mjekësore në urgjencën e QKUK-së mesnatën e të martës. Në mesin e tyre, gra shtatëzëna e fëmijë.

Kjo për shkak të një zjarri të madh që u përhap nga djegia e tri veturave në një objekt banesor në Prishtinë.

Zjarri nga tri veturat që kaploi bodrumin e banesës në lagjen ‘Kalabria’ rrezikoi dhjetëra qytetarë, tregojnë pamjet.

Pamjet tregojnë panikun e përhapur te banorët, derisa zjarri që kishte përfshirë bodrumin e objektit shihej edhe jashtë tij.

Megjithatë, ndërhyrja e shpejtë e një ekipi të zjarrfikësve e lokalizoi zjarrin.

Një nga veturat e djegura, e që dyshohet të ketë qenë cak i autorëve, është ajo e zyrtarit të ATK-së dhe ish-drejtorit të këtij insitutucioni, Ekrem Hysenajt.

Policia e Kosovës tha dje se ka nisur hetime për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat