Drejtori i policisë viziton veriun, vendos lule te vendi ku u vra Enver Zymberi

Aktuale

Drejtori i policisë viziton veriun, vendos lule te vendi ku u vra Enver Zymberi

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 10:20
Gazmend Hoxha

Drejtori i policisë Gazmend Hoxha, me bashkëpunëtorët e tij e ka vizituar veriun e vendit.

Ai është takuar me njësitet policore të Policisë Kufitare dhe ata të Rendit Publik në Jarinje, Leposaviq, Bërnjak dhe në Banjskë ku me 24 Shtator 2023 u vra Rreshteri Afrim Bunjaku.

Hoxha me ata bisedoi për gjendjen e përgjithshme, sfidat, vështirësitë dhe realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore në atë pjesë të vendit.

“Ndër të tjera, në takimet me zyrtarët policorë,  drejtori i përgëzoi ata për punën e angazhimin në kryerje të detyrave duke ofruar siguri për të gjithë pa dallime etnike dhe sundim të rendit e ligjit. Po ashtu, delegacioni nga Prishtina, u prit edhe nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Policore Mitrovicë Veri z. Veton ELSHANI, i cili njoftoj eprorët e PK-së rreth gjendjes së përgjithshme të sigurisë në veri të vendit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë me bashkëpunëtor vizitoi dhe vuri kurorë me lule, në vendin e rënies së heroit të Kosovës Enver ZYMBERIT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat