Edita Tahiri: Kurti s’paska qenë në gjendje me i thanë Borrellit nuk takohem me Vuçiqin me 2 korrik në Bruksel, sepse kemi festë

Aktuale

Edita Tahiri: Kurti s’paska qenë në gjendje me i thanë Borrellit nuk takohem me Vuçiqin me 2 korrik në Bruksel, sepse kemi festë

Nga: A.SH Më: 27 qershor 2024 Në ora: 08:47
Edita Tahiri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk u takuan pasditen e 26 qershorit në Bruksel, ashtu siç u paralajmërua nga Bashkimi Evropian qysh javën e kaluar.

Siç duket takim takimi i radhës do të jetë më 2 korrik, gjë të cilën ish-negociatorja, Edita Tahiri ka kritkuar Kurtin, duke thënë se “spaska qenë në gjendje me i thanë Borrellit se nuk takohem me Vuçiqin me 2 korrik në Bruksel, sepse festoj ditën e pavaresisë së Amerikës”.

Postimi i plotë:

Ne gjithë shqiptarët e festojmë 2 korrikun si dita e shpëtimtarit tonë, Amerikës! Kurti po e festojka me ata që na bënë gjenocid- spaska qenë në gjendje me i thanë Borrellit se nuk takohem me Vuçiqin me 2 korrik në Bruksel, sepse festoj ditën e pavarësisë së Amerikës, aleatit tonë strategjik..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat