Lekaj: Minatorët janë lënë anash, Qeveria nuk e sheh Trepçën si vend që i sjell vota

Aktuale

Lekaj: Minatorët janë lënë anash, Qeveria nuk e sheh Trepçën si vend që i sjell vota

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 08:29
Pal Lekaj

Anëtari i Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi, Industri e Tregti, Pal Lekaj vlerëson se Qeveria ‘Kurti’ me vepra nuk e don “Trepçën” por me fjalë. Lekaj thotë se gjendja është rënduar në këtë ndërmarrje.

“Qeveria e do Trepçën me fjalë dhe jo me vepra. Të gjithë e dinë që gjendja e Trepçës është e rënduar, pasi makineritë, teknika dhe infrastruktura është shumë e amortizuar dhe mungojnë investimet bazë e të reja për të funksionuar”.

Deputeti thotë se minatorët nuk kanë kushte të punës.

Minatorët janë lënë anash, të cilëve ju mungojnë veshmbathjet, pagat, sigurimet e nevojshme, e shumë benefite të tjera që ju takojnë”.

Lekaj deklaron se me “Trepçën” s’ka lojë sepse rrezikohet zhvillimi ekonomik. Sipas tij, pushteti aktual kjo ndërmarrje nuk ju sjellë vota politike.

“Qeveria duhet me prioritet të merr vendime konkrete që do ta ndihmonin dhe zhvillonin Trepçën. E vërteta për pushtetin është që Trepçën nuk e shohin si vend që ju sjellë votë por nuk duhet të eksperimentohet, sepse rrezikohet zhvillimi ekonomik”.

Kompleksi metalurgjik Trepça, deri në vitet ’90 kur është përkeqësuar situata politike, është llogaritur si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në territorin e Jugosllavisë së atëhershme.

Me rreth 20.000 punëtorë, ai është cilësuar si shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës dhe ish-Jugosllavisë.

Sipas të dhënave të institucioneve të Kosovës, nga viti 1945 deri në periudhën para vitit 1990, nga minierat e Trepçës janë nxjerrë rreth 600 mijë tonë xehe në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat