Peci thotë se ne kemi probleme të thella në kuptueshmërinë e negociatave ndërkombëtare

Aktuale

Peci thotë se ne kemi probleme të thella në kuptueshmërinë e negociatave ndërkombëtare

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 00:51
Lulzim Peci

Analisti, Lulzim Peci tha se nëse mendojmë që nënshkrimi që do të kishin vendos sot Kurti dhe Vuçiqi do të ishte garancë më e madhe se kushtëzimi që e ka ba BE-ja unë mendoj që ne kemi probleme të thella në kuptueshmërinë e negociatave ndërkombëtare.

“ BE-ja ja ka vu kushtëzimin Serbisë për këtë, okej nëse na mendojmë që nënshkrimi të cilin do ta kishte ba Vuçiqi së bashku me Kurtin të kësaj marrëveshje do të jetë garancë më e madhe sesa kushtëzimi që e ka ba BE-ja unë mendoj që ne kemi probleme të thella në kuptueshmërinë e negociatave ndërkombëtare po çka osht edhe ma tepër për mundësinë e zbatimit të marrëveshjeve”, tha Peci.

Peci tha se me këtë që ka ndodhur sot faji mbetet tek ne.

“Praktikisht jemi pajtu që kemi me shku për takim trepalësh dhe ne ne po e torpedojmë në momentin e fundit. Edhe çfarë tha përfaqësuesi i lartë Borell të cilin nuk e demantoi as vetë Kurti faji do të na mbetet neve. Unë mendoj se me këtë që na ka ndodhur sot Kosova nuk do të ketë mundësi që të jetë pjesë e atyre që do të përfitojnë nga fondi”, tha Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat