AKI hetoi, Prokuroria Speciale arreston në Mitrovicë edhe një të dyshuar për spiunazh

Aktuale

AKI hetoi, Prokuroria Speciale arreston në Mitrovicë edhe një të dyshuar për spiunazh

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se më 26 qershor është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “spiunazhi”.

Sipas njoftimit, A.V, u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në rajonin e Mitrovicës. Prokuroria Speciale tha se arrestimi u krye pas hetimeve disamujore, që u kryen në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës.

“I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit”, u tha në njoftim.

Arrestimi i këtij personi të dyshuar për spiunazh, vjen pasi më 5 qershor në Ferizaj u arrestuan dy persona të dyshuar po për spiunazh.

Policia thotë se në lokacionet e të dyshuarve për spiunazh u konfiskuan armë dhe municione

Ndaj B.SH dhe M.Q të cilëve është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji. Pas arrestimit të tyre, mediat lokale në Kosovë raportuan se personat e arrestuar dyshohet se kanë spiunuar për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

Por, BIA-ja tha se e mohon "çdo lidhje me personat e arrestuar në Kosovë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat