Spahiu pas dështimit të takimit: Ose të implementohet marrëveshja ose të fillohet luftë

Aktuale

Spahiu pas dështimit të takimit: Ose të implementohet marrëveshja ose të fillohet luftë

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 20:41
Nexhmedin Spahiu

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu dështimin e takimit mes kryeminsitrit të vendit, Albin Kurti dhe presindetit serb, Aleksandër Vuçiq e ka quajtur mundësi për dy zgjedhje: impementimin e marrëveshjeve ose fillimin e luftës.

Spahiu dështimin e takimit mes dy palëve e quajti lajm të keq për mabrë rajonin dhe të gjithë ata që përpiqen për realizimin e paqes mes dy shteteve fqinje.

“Po është dashur të caktohej një datë kur palët do ti kryenin obligimet e veta, një datë kur Kosova do e themeloj asociacionin dhe Serbia do të hap misionin permanent në Kosovë dhe kur Kosova do të hapte misionin e vet permanent në Beograd.

Domethënë këto dy gjëra janë thelbësore në planin Franko-gjerman dhe me marrëveshjen e arritur dhe vetëm kësi soji do të mund ta dinin se kush do me respektua dhe kush jo dhe se çfarë në të vërtetë ka brendësia e këtyre takemeve të cilat tashmë pas përfundimit të pazarit i shoh të kota, nuk ka më se cka të bisedohet, duhet ose të implementohet ose të fillohet luftë nuk ka më tjetër, është natyrisht një lajm i keq për Kosovën, e lajm i keq duhe të jetë edhe për Serbinë edhe për rajonin të gjitha ata që përpiqen të bëjnë paqen mes Kosovës dhe Serbisë." 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat