Fondaj thotë se është absurde të mendohet se Krasniqi urdhëroi arrestimin e Blerim Kuçit

Aktuale

Fondaj thotë se është absurde të mendohet se Krasniqi urdhëroi arrestimin e Blerim Kuçit

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 19:47
Kurtesh Fondaj

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari Kurtesh Fondaj në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili thotë se nuk është në dijeni se kush kishte urdhëruar arrestimin e Blerim Kuçit, por që është absurde të mendohet se ishte Jakup Krasniqi.

Këtë deklarim, ai e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Jakup Krasniqit, Aiden Ellis, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Është absurde kjo të mendohet se Jakup Krasniqi ka urdhëru”, tha dëshmitari, pasi atij iu prezantuan disa dokumente që supozohej që ishin nënshkruar nga Fatmir Limaj.

Me kaq përfunduan pyetjet për këtë dëshmitar, për të vazhduar më pas me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit të 74. Ndryshe, gjykatësja Anne Rowan kishte diçka për të sqaruar në seancë private para se të vijë dëshmitari i radhës në sallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat