Ironizon Tomë Gashi: Kush mendon se BE do ta bind Serbinë ta njohë Kosovën, ta ndërrojnë pijen

Aktuale

Ironizon Tomë Gashi: Kush mendon se BE do ta bind Serbinë ta njohë Kosovën, ta ndërrojnë pijen

Nga: A.SH Më: 26 qershor 2024 Në ora: 18:21
Foto nga takimi

Pas takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka reaguar, avokati Tomë Gashi.

Ai ka thënë se se BE-ja duhet ta bind njëherë veten që ta njohë pavarësinë e Kosovës, pastaj Serbinë, e cila në krye ka pasuesit e Milosheviqit e zagarët e Putinit.

Postimi i plotë:

Bashkimi Europian është fluskë sapuni!

Kushdo që mendon që Bashkimi Europian / BE/ mund ta bind Serbinë që ta pranojë pavarësinë e Kosovës duhet urgjent me ndërru pijen.

BE nuk po arrin me binde vetveten me pranu pavarësinë e Kosovës e po ta bind Serbinë në krye të së cilës janë pasuesit e Milosheviqit e zagarët e Putinit.

BE ka shumë anomali e budallakina në veprimet e veta: Serbët e rrehin keq KFORIN e BE, i vënë masa të lehta Kosovës

Rezultatin e bisedimeve po e dini 😉

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat