Vendimi i Kushtetueses, Tahiri: Fitore e së drejtës ndaj tendencës për frikësim dhe shantazh nga Qeveria

Aktuale

Vendimi i Kushtetueses, Tahiri: Fitore e së drejtës ndaj tendencës për frikësim dhe shantazh nga Qeveria

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 18:17
Abelard Tahiri

Kreu i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se anulimi i Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është fitore e shtetit të së drejtës.

Ai ka theksuar se ka përpjekje të vazhdueshme arbitrare të Qeverisë për të zëvendësuar drejtësinë që duhet ta japin gjykatat me një “byro partiake” që do të shkatërronte sigurinë juridike të qytetarëve në emër të “reformës” në drejtësi.

“Kjo është fitore e sundimit të ligjit dhe e të drejtave të njeriut mbi tendencën për frikësim e shantazh nga pushteti! Edhe ky Ligj është dëshmi që pushtetit aktual më shumë i intereson propaganda sesa shteti ligjor, sepse përndryshe do t’i zbatonin ligjet që i kanë trashëguar për konfiskimin e pasurisë së paligjshme” ka shkruar Tahiri në Facebook.

Po ashtu, sipas tij, ky Ligj, i rrëzuar sot nga Gjykata Kushtetuese, ishte kundër standardeve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare, sepse ishte një kopje e ligjit të Bullgarisë, i cili, vitin e kaluar, u rrëzua nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Falënderoj deputetët e PDK-së dhe ekspertët tanë për punën profesionale në argumentimin e suksesshëm të rastit, si dhe për vendosmërinë që bindjen dhe drejtësinë të mos ia nënshtrojnë  propagandës dhe narracioneve populiste”, ka shkruar tutje Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat