Berisha i ashpër me Bislimin: Kryenegociatori i të gjitha fatkeqësive po gënjen për autorësinë e statutit të Asociacionit

Aktuale

Berisha i ashpër me Bislimin: Kryenegociatori i të gjitha fatkeqësive po gënjen për autorësinë e statutit të Asociacionit

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 17:53
Hisen Berisha

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se draft statuti i Asociacionit – i njohur si draft evropian – nuk përmban faktikisht asnjë dokument zyrtar, as nënshkrim dhe as autorësi.

Kjo deklaratë ka nxitur reagim të ashpër nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, i cili e quajti Bislimin “kryenegociatorin e të gjitha fatkeqësive të Kosovës”.

Berisha e akuzoi Bislimin se po gënjen, kur po deklaron se statuti i Asociacionit nuk ka autor.

“Tani kur jemi pak kohë para zgjedhjeve… Besnik Bislimi pa pikë paskrupulltsie, kryenegociatori i të gjitha fatkeqësive të Kosovës. Që thotë se s’ka autorësi, statuti ka autor, i ka shkronjat EU, Bashkimi Evropian. Edhe ka identitet, ky gënjen, siç e kanë dëshmuar shumë herë përfaqësuesit ndërkombëtar,” tha Berisha.

Berisha gjithashtu kritikoi takimin e fundit midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, duke e quajtur atë një përpjekje për të treguar se dialogu ende po vazhdon, pavarësisht dështimeve në proces.

“Pse ishin këta në Bruksel? Janë thjesht për të treguar që dialogu s’ka vdekur. Se të dy ndërmjetësit që kanë dështuar në proces, me tregu që ne jemi ende duke vazhduar me dialogun, e në fakt ky dialog dhe këto detyrime që i kanë krijuar Kosovës janë antikushtetuese. Dhe statuti i referohet vetëm rezolutës 12/44 dhe një pjesë Kushtetueses së Kosovës, as vendimin e Kushtueses të vitit 2015, është përjashtim nga sistemi kushtetues i Kosovës dhe interpretohet vetëm në nivel të BE-së,” tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat