Dialogu në udhëkryq, pak shpresa për progres

Aktuale

Dialogu në udhëkryq, pak shpresa për progres

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 17:44
Daniel Serwer

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, është rikthyer në qendrën e vëmendjes.

Interes për këtë proces kanë edhe studiues elitar të marrëdhënieve ndërkombëtare në Evropë dhe Amerikë.

Andaj të gjeturat dhe konkludimet rreth asaj që mund të prodhojnë bisedimet mes palës kosovar dhe serbe i dhanë në këtë tryezë.

Por folësit ne panel nuk ishin edhe aq optimist për të ardhmen e këtij procesi që po ndërmjetësohet tash e mbi një dekadë nga blloku evropian.

Profesori nga Johns Hopkins Unviersity, Daniel Serwer, nuk sheh gatishmëri nga Kosova e as nga Serbia për t’i normalizuar marrëdhëniet.

“Që nga vitin 2013 ka pasur progres në zbatimin e marrëveshjes teknike, mirëpo nuk ka pasur pothuajse asnjë për sa i përket arritjes së synimit për normalizimin politik. Edhe progresi më i hershëm është kthyer prapa. Beogradi bëri gjithçka që të pengoj njohjen e Kosovës dhe të pengoj anëtarësimin në Këshill të Evropës. Në anën tjetër, Prishtina nuk ka bërë asgjë për ta zbatuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thotë Serwer.

Serwer, ka folur edhe  për raportet aktuale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij amerikanët nuk janë mësuar të merren me një kryeministër të Kosovës i cili mendon se shteti i tij duhet të trajtohet si krejtësisht i pavarur.

“Amerikanët nuk janë mësuar që të merren me Kosovën që udhëhiqet nga një kryeministër që mendon se shteti i tij duhet të trajtohet si krejtësisht i pavarur dhe sovran. Amerikanët janë mësuar që Kosova të jetë më e pranueshme dhe kjo ka të bëjë me përfitimet që kanë pasur në të shkuarën. Amerikanëve po iu duhet me shumë kohë që të mësohen me një qëndrim paksa më të ngurtë. Le të mos bëjmë karikatura për sovranitetin. Realitetin është se nganjëherë duhesh të jesh më i pranueshëm”, shprehet ai.

Kurse Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, nuk pret marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë pa prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Duhet të ketë një fond ndërkombëtar ndoshta që do të ishte një instrument për të tërhequr integrimin e komunitetit serb në Kosovë dhe hapjen e mundësive ekonomike me qëllimin e shkëputjes së varjes së tyre nga Beogradi”, shprehet Biserko

Biserko është shprehur e rezervuar edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi sipas saj mund të krijoj ndasi etnike.

“Unë do ta kundërshtoja argumentin e Serbisë që ka prioritet Asociacionin në dialog. Ndasia etnike ka dëshmuar një mosfunksionalitet në Bosnje. Kjo duhet të sillet në një nivel që te mos ketë ndarje etnike”, ka thënë ajo.

Skeptik për të ardhmen e procesit të dialogut u shpreh edhe ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili nuk pret që Serbia e udhëhequr nga Vuçiq do të ndryshoj qëndrim ne raport me Kosovën.

Kjo tryezë u organizua nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat