Lama: Në takimin në Bruksel do të shpërthejnë tensione

Aktuale

Lama: Në takimin në Bruksel do të shpërthejnë tensione

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 00:08
Alma Lama 

Të mërkurën e 26 qershorit, do të jetë përballja mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Përballja e tyre po ndodh për herë të parë pas më shumë se nëntë muajsh, me një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

Analistja Alma Lama tha se diskutimi i nesrëm në Bruksel do të prodhojë më shumë tensione.

“Jam e bindur se në takim do të shpërthejnë tensione siç ka ndodhur në ë kaluarën dhe këtu edhe nëse pala e Kosovës do të jetë konstruktive dhe të ketë interes për respektimin e plotë të marrëveshjes, nuk e pres këtë nga ana e Serbisë, ajo nuk ka kurfarë interesi tani që të tregohet konstruktive”, tha Lama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat