Naim Miftari ‘godet’ Ramush Haradinajn, ia përmend rekruetimin në burgun e Francës dhe lidhjet me...

Aktuale

Naim Miftari ‘godet’ Ramush Haradinajn, ia përmend rekruetimin në burgun e Francës dhe lidhjet me...

Nga: N. Sh. Më: 25 qershor 2024 Në ora: 23:48
Naim Miftari dhe Ramush Haradinaj

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt i cili në vazhdimësi po e akuzon kryeministrin Albin Kurti për tradhti kombëtare dhe për prishje të raporteve të Kosovës me Amerikën.

Miftari në reagimin e tij në rrjetin social Facebook, pyet Haradinajn se kush e rekruetoi në Francë kur ishte në burg?

Sipas tij, uria e Haradinajt për pushtet ia vërboi sytë.

Më poshtë reagimi i Miftarit:

Komandant po juve si ju rekrutuan...!

Po juve komandant Qakorri kush ju rekrutoj vetëm për disa javë sa ishe në burgun e Francës, shtetit, mikut e aleatit shekullor të Serbisë?

Nga aty dole çuditërisht pa u torturuar as edhe një minutë si kryministër me ndihmën DGSE franceze, me ndihmën e Thaçit dhe Listës Serbe.... vetëm dhjetëra ditë burg ju nevojitën dhe ju menjëherë tradhtuat vetëveten, tradhtuat Kosovën, i falët ose i shite Malit të Zi mbi 8400 hektar tokë të Kosovës!

Uria e soit tuaj për pushtet, për tendera, për pare, për toka të babës, për raki e meze me Radoiçiçin.. ju verboi sytë dhe arsyen pas luftës dhe për të ardhë në pushtet nuk zgjedhet metoda që nga vrasjet e konkurentëve deri te fillimi i vëllavrasjeve.

Është e vërtet se Albin Kurti nuk ka vëllezër dëshmor të luftës të vrarë gjatë dhe pas luftës sikurse ju por deri tani Albin Kurti nuk vodhi Kosovë, dhe si ju nuk i fali toka 8400 hektar Malit të Zi, nuk i fali as Serbisë, por i ktheu mbrapasht 30% të territorit të Kosovës që ju Ramush Haradinaj me Hashim Thaçin e Isa Mustafën ia dhuruat Serbisë, vetëm që ju e miqët tuaj të rrini në pushtet.

Vendi jonë ka nevojë për aleat dhe miq por Kosova z. Ramush nuk ka nevojë për TUTORA as për Mbreta e Skllavo pronar, ne si shtet i pavarur nuk kemi nevojë për “miq" si Grenelli, Pallmeri, Eskobari, Borelli, Lajçaku, Edi Rama, Orbani, Macroni, Putini... nëse doni me nda Kosovën me vazhdu vjedhjen e pasurive të Kosovës së bashku me miq sikurse deri tani nga 1999_2019 atëherë bëni 51% të votave e kryeni punët me ‘miq’ vazhdone ndarjen, degradimin e plaçkitjen e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat