Ymeri – Halitit të VV-së: Ki shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Aktuale

Ymeri – Halitit të VV-së: Ki shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 22:50
Enver Haliti

Në vitin 2015, u mblodhën mbi 200,000 nënshkrime për të kundërshtuar marrëveshjet e arritura me Serbinë, që përfshite edhe marrëveshjen për energjinë. Që nisi të zbarohet nën Qeverinë Kurti, kur arritën pajtueshmëri me Serbinë në qershor të vitit 202.

E këtë peticionin ia rikujtoi deputetit të VV-së, Enver Haliti, ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili, i tha se “ka shkelur” mbi nënshkrimet e qytetarëve, kur e kanë zbatuar këtë marrëveshje.

“Lexoje peticionin e viti 2015, për energji jemi duke fol. Mos u mundo me i ikë temës. Për energji kemi mbledh peticion mbi 200 mijë qytetarë kanë than mos e zbatoni, ti e ki zbatu marrëveshjen e energjisë edhe e ki shkel votat e 205 mijë qytetare.

205 mijë qytetarë që i kemi shti me zor në Kuvend, të kujtohet, ti i ki shkel”, i ka thënë Ymeri, deputeti të VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat