Kraki: Veriu bllokohej me dy vazo lulesh, prandaj lindi Asociacioni

Aktuale

Kraki: Veriu bllokohej me dy vazo lulesh, prandaj lindi Asociacioni

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 19:00
Nezir Kraki

Njohësi i çështje politike, Nezir Kraki, ka shtjelluar kontestin se “kur ka lindur nevoja për Asociacionin” dhe e ka krahasuar me kontestin e tanishëm, që sipas tij, s’po i konvenon as Bashkimit Evropian.

“Veriu bllokohej me dy vazo lulesh”, kishte gjendja sipas Krakit, kur lindi nevoja për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe.

Më fjalë të Krakit që ishte në lidhje direkte nga Parisi, ishte situata “brutale” në veri për serbët që solli idenë për një Asociacion.

“Edhe pse jemi krejt realisht, konteksti kur ka lind atëherë nevoja për Asociacionin të komunave serbe ka qenë ai konteksti ku me dy vazo lulesh bllokohej gjithë veriu mbi urë, me dy kamionë bllokohej gjithë veriu. Ai konteksti i Radojçiqëve me shokë edhe shqiptarë, që kontrollonin dhe sabotonin edhe serbët lokale edhe shtetin e Kosovës. Ka qenë kontekst brutal”, ka thënë Kraki.

Me “veriut e çliruar” siç pretendojnë disa akterë të partisë të pushtet, Kraki thotë se nuk ka nevojë më për Asociacion dhe thekson se ky kontest i ri nuk po i pëlqen as BE-së.

“Në kontekstin ri të njëjtit veri, nuk është më e njëra pasqyre e njëjta fotografi, dhe çdo ditë që kalon nevoja për atë Asociacion po zbehet… dhe ma sa unë kam marrë vesh ndryshimi i gjendjes  në veri nuk është duke i konvenuar a BE-së , sepse nëse veriu normalizohet pa i dhënë diçka të madhe Serbisë atëherë Evropa mendon që e humb  karroqen e fundit që i ka premtuar si dëmshpërblim….”, ka shtuar Kraki.

Kraki ka disa fjalë edhe takimin e mes mes kryeministrit, Albin kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq teksa kritikon ndërkombëtarët se u bën bashkë me Serbinë dhe dhunuan marrëveshjen franko-gjermane.

“Un pres aty që një vit që BE-ja ta sqarojë ku kanë mbete hesapet. A e ka pranuar dikush atë marrëveshje apo jo. këtë duhet ta kërkojë edhe zoti Kurti, pse të shkohet në Bruksel, s’shkohet shkohet aty të diskutohet as për sekuencimin, për mënyrën si të zbohet, sepse marrëveshje është edhe zurtaisht është rezugfuar nga Serbia. Tash ka qenë si rëndom shpesh, ka qenë absurde që ti kërkohet që t’i implementoj disa pjesë të marrëveshjes që pala e tjetër e dhunon çdo ditë. Nuk ka sens juridik, as politik as nuk mundet me u kuptu kjo qasje, me asnjë shkencë.

Janë dy palë që janë pajtuar mbi një tekst disa pikësh, a duhet të zbatohet paralelisht, apo me sekuecnim, nuk e di , por ka një vit që Kosovës i kërkohet me presione absurde që të bëjë  Asociacionin, kur Serbia vazhdon sabotimin më të gjitha mjetet, deri të sulmi terrorist e ushtarak mbi Kosovës… aq larg kanë shkuar disa ish kundërshtarë të Serbisë e aleatë tonë, sa që u bënë me Serbinë në rastin e KiE-së dhe e dhunuar edhe ata bashkë me Serbinë marrëveshjen e propozuar nga gjermanët dhe francezët”, ka shtuar Kraki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat