E konfirmon KEK-u: Burri i Fitore Pacollit u avancua në pozitë

Aktuale

E konfirmon KEK-u: Burri i Fitore Pacollit u avancua në pozitë

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 17:55
lir Dalipi dhe Fitore Pacolli

Korporata Energjetike e Kosovës ka konfirmuar avancimin në detyrë të Ilir Dalipit, burrit të deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli. 

Një ditë pas raportimit, KEK ka konfirmuar se me 21 qershor 2024, menaxhmenti e ka emëruar Ilir Dalilin ushtrues të detyrës së Menaxherit për Logjistikë dhe Siguri Fizike, në Divizionin e Shërbimeve të Korporatës.

“Duke u bazuar nivelin profesional dhe në eksperiencën e tij të gjatë dhe të suksesshme, me dt; 21.06.2024 është emëruar në pozitën vakante si ushtrues i detyrës, Menaxher për Logjistikë dhe Siguri Fizike, në Divizionin e Shërbimeve të Korporatës deri në një vendim tjetër. Përndryshe, emërimi i z. Dalipi sipas detyrës zyrtare dhe kompetencave është bërë nga menaxhmenti”, ka konfirmuar zëdhënësi Skënder Bucolli.

KEK-u në përgjigjen e tyre potencojnë se burri i deputetes së VV-së, Fitore Pacollit prej vitit 2013 punon në Korporatën Energjetike të Kosovës.

“Korporata Energjetike Kosovës (KEK sh.a.) ju konfirmon se z. Ilir Dalipi është punëtorë i korporatës, respektivisht Departamentit të Inxhinieringut në TC Kosova A që nga viti 2013, në pozitën Kryeinxhinier për Implementimin e Projekteve, i njëjti ishte punësuar përmes shpalljes publike (konkursit), si dhe ka të përfunduar Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, dega Arkitekture (me sistem 5 vjeçar)”, thuhet në përgjigje.

“Sa i përket pushimit, ju konfirmojmë se z. Dalipi ka qenë në pushim, megjithatë pushimi i është miratuar për çështje shëndetësore”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga KEK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat