Krasniqi për Qeverinë Kurti: Nuk po u ndalen skandalet e hajnisë

Aktuale

Krasniqi për Qeverinë Kurti: Nuk po u ndalen skandalet e hajnisë

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 16:46
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se korrupsioni masiv i Qeverisë Kurti u konfirmua pas prokuroria ka nisur hetimet për faljen “ilegale” të borxheve për ambalazhuesit e ujit.

Sipas saj, Qeverisë Kurti s’po u ndalen skandalet e hajnisë, teka thekson se as “12 katet e Dubravës” s’do iu kryejnë punë.

“Korrupsioni masiv i qeverisë Kurti u konfirmua sot pasi prokuroria nis hetimet për faljen ilegale të borxheve për ambalazhuesit e ujit.  Këta që vodhën në rezerva shtetërore, që vodhën në KEK, me Nagipin e me pare të Serbisë me Martinin, nuk po u ndalen skandalet e hajnisë. Sot, prokuroria nisi hetimet pas publikimeve të Albanian Post lidhur me skandalin e faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit.

Qeverisë së skandaleve dhe korrupsionit të udhëhequr nga Albin Kurti nuk i kryejnë punë as “12 katët e Dubravës” sepse kanë edhe më shumë njerëz që duhet të burgosen se që “12 katët” kanë vend.  Hajnat e ambalazhuesve të ujit në burg”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat