Tahiri kërkon nga BE-ja të publikojë draftin e Asociacionit: Populli e ka verdiktin, dhe jo as Kurti e as BE-ja

Aktuale

Tahiri kërkon nga BE-ja të publikojë draftin e Asociacionit: Populli e ka verdiktin, dhe jo as Kurti e as BE-ja

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 16:36
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar që të publikohet drafti i Asociacionit i bërë nga Bashkimi Evropian.

Reagimi i saj vjen pas deklarimit të emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar draftin e Asociacionit.

Tahi ka thënë se BE-ja duhet ta publikojë këtë draft për ta parë populli i Kosovë, sepse siç thotë ajo: “populli e ka verdiktin, dhe jo as Kurti e as BE-ja,”

“Pasi Lajcak pohon se asociacioni i propozuar nga BE-ja eshte i mire dhe se Kurti e ka pranuar – atehere pse BE-ja spo e bene publike dokumentin qe ta shoh populli i Kosoves, sepse populli e ka verdiktin, dhe jo as Kurti e as BE-ja.” – ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat