Gërvalla në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut

Aktuale

Gërvalla në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 16:04
Foto nga takimi

Në kuadër të vizitës së saj në Luksemburg, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me ftesë të Dukës së Madh të Luksemburgut, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut.

Ajo mori pjesë edhe në darkën e përbashkët të Ministrave të Jashtëm, të organizuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se Gërvalla e uroi Dukën e Madh dhe homologun e saj Bettel për Ditën Kombëtare, duke theksuar miqësinë e fuqishme dhe raportet e mira mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut, marrëdhëniet e ngushta të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të frytshëm, duke konsoliduar lidhjet tona në fusha të ndryshme si dhe duke kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat