Kurti flet para takimit me Vuçiqin: Të shohim se në ç’gjendje jemi e cilat janë…!

Aktuale

Kurti flet para takimit me Vuçiqin: Të shohim se në ç’gjendje jemi e cilat janë…!

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 15:38
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se beson që takimi i nesërm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel do të jetë “në funksion të rikapitulimit të këtij procesi trevjeçar” të dialogut.

Kurti tha se janë bërë 3 vjet prej kur ai merr pjesë në procesin e dialogut, ndërsa tregoi pritshmëritë për diskutimin e nesërm.

Besoj që përveç tjerash, takimi i nesërm, edhe bilateral edhe trilateral do të jetë në funksion të rikapitulimit të këtij procesi trevjeçar. Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecet përpara”, tha ai në një deklarim para gazetarëve.

Kurti tha se është i bindur se marrëveshja bazike e 27 shkurtit të vitit të kaluar me aneksin e zabatimit nga Ohri “është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë, e cila nuk është realizuar”.

Ai tha se “kemi pasur shkelje sistematike të saj”, dhe se nga mosrespektimi i asaj marrëveshjeje “na vijnë të gjitha problemet në raportin me Serbinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat