Kurti uron Mickoskin: Nga rruga Prizren- Tetovë te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju

Aktuale

Kurti uron Mickoskin: Nga rruga Prizren- Tetovë te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 14:44
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Hristijan Mickoskin për marrjen e postit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se pret me padurim të punojë me Mickoskin, derisa ka përmendur edhe rrugën Prizren- Tetovë.

Postimi në Twitter

Urime për Mickoskin për zgjedhjen si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinj të afërt por edhe aleatë dhe partnerë të ngushtë, në orientimin drejt NATO’s, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian. Nga rruga Prizren- Tetovë te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe”, ka shkruar Kurti në “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat