MPJD shpall tender në vlerë 700 mijë euro për furnizim me bileta aeroplani – çka thuhet në dosje

Aktuale

MPJD shpall tender në vlerë 700 mijë euro për furnizim me bileta aeroplani – çka thuhet në dosje

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shpallur tender në vlerë prej 700 mijë euro për shërbime të transportit ajror.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në e-Prokurimi, përmes kësaj kontrate parashihet furnizimi me rreth 1900 bileta për një periudhë brenda 36 muajsh, që i bie rreth 360 euro për biletë.

“Vlera e biletës prej 390 është një vlerë e paragjykuar që shërben vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderit dhe nuk përcakton çmimin real të kontratës. Çmimi real do të krijohet përgjatë zbatimit të kontratës nga sistemi kompjuterik i rezervimit AMADEUS, GALILO, SABRE apo sistem tjetër të barasvlershëm ose sisteme online. Kontrata do të bazohet në sasi”, thuhet në dosje.

Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është 24 muaj.

Kompanitë e interesuara për këtë tender kanë afat të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 16 korrik 2024, në orën 14:00, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.

“Kontrata aktuale është po thuajse në përfundim , gjithashtu gjatë sezones së verës, MPJD ka disa aktivitete të ndryshme të cilat do të mund të shpejtojnë përfundimin e kontratës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat