Drafti i Asociacionit, flet Lajçaku: Nuk propozoj diçka që s’do t’i propozoja shtetit tim

Aktuale

Drafti i Asociacionit, flet Lajçaku: Nuk propozoj diçka që s’do t’i propozoja shtetit tim

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 13:31
Miroslav Lajçak

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë thirrje te Qeveria e Kosovës që “mos të frikësohet” nga drafti për Asociacionin, pasi sipas tij, i njëjti takon vlerat, standardet e praktikat evropiane. Këto deklarata, ai i ka bërë në një intervistë dhënë së fundi, e të publikuar një ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel.

Duke folur për “Sbunker”, Lajçak përsëriti se për hartimin e draftit të përrkahur nga partnerët ndërkombëtarë, janë studiuar 16 modele ekzistuese:

“Ne kemi studiuar 16 modele ekzistuese të vetë qeverisjes dhe mbrojtjes së minoriteteve që ekzistojnë në zonën e Këshillit të Evropës, bazuar në modele të vërteta. Më në fund, prezantuam këtë dokument. Ua prezantova të dyja palëve më 21 tetor në Prishtinë e Beograd. Në këtë udhëtim, isha bashkë me këshilltarët nga Gjermania, Franca, Italia dhe përfaqësuesi special i ShBA-së. Me prezencën e tyre, ata treguan përkrahjen e plotë të shteteve të tyre prapa këtij dokumenti”.

Fillimisht, Lajçak ka treguar se reagimi i Qeverisë së Kosovës ishte konstruktiv dhe se kryeministri Albin Kurti kishte shprehur gatishmëri për ta nënshrkuar.

“Ne kemi pasë një dokument për këtë, siç kam thënë më 26 tetor, ku kryeministri Albin Kurti na tha që është gati ta pranojë këtë dokument, po që se nënshkruhet nga Kosova dhe Serbia, bashkë me marrëveshjet nga Ohri. Që nga atëherë, fatkeqësisht, nuk ka pasur angazhim për këtë dokument nga ana e autoriteteve të Kosovës dhe nuk kemi pasur progres në implementimin e marrëveshjes.“ – u shpreh ai.

Këut, Lajçak i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që ta dërgojë draftin në Kushtetuese, e mos të frikësohet. Sipas tij, ai nuk ka propozuar diçka që “nuk do t’ia propozonte shtetit të tij”.

“Disa shtete të rëndësishme kanë kërkuar nga Kosova që ta dërgojë draftin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, që është mënyra më e mirë për të parë nëse dokumenti është në përputhje me kërkesat kushtetuese. Kështu që ky, do të thoja, është një propozim logjik për Qeverinë. Kështu, nuk ka arsye për t’u frikësuar nga ky dokument, sepse siç kam thënë, ne do të , dhe unë personalisht, nuk do të propozoja kurrë diçka që nuk do ta propozoja për shtetin tim, ose që do ta dija se nuk i takon standardet dhe vlerat evropiane, si dhe praktikat evropiane.” – u shpreh ai.

Kurti e Vuçiq takohen të mërkurën

Nesër, e mërkurë, kryeministri Albin Kurti pritet të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell do të udhëheq një takim të nivelit të lartë. Të dy, edhe Kurti edhe Vuçiq, kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Përfaqësuesi i Lartë dhe emisari Lajçak, fillimisht, do të mbajnë takime të ndara me liderët nga ora 15:00, pasuar me një takim trilateral.

Në takim, do të diskutohet për atë që është arritur në dialog nën lidershipin e kryediplomatit Borrell dhe fokusimit në rrugën përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat