Komisioni Ad-hoc interviston kandidatët për Bord të RTK-së

Aktuale

Komisioni Ad-hoc interviston kandidatët për Bord të RTK-së

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 10:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër kandidatë për anëtarë të Bordit të televizionit publik janë ftuar për intervistim nga Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së.

Komisioni ka zhvilluar mbledhjen pa praninë e mediave, ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje para takimit.

Për procedurën e intervistimit të kandidatëve, tregoi kryetarja e Komisionit, Adelina Grainca.

Nga dhjetë pyetje gjithsej, pesë do t’iu parashtrohen kandidatëve, pyetja e parë dhe e dhjeta është standarde, pyetja e pestë dhe e tetë do të ua bëjnë atyre”, tha ajo.

Përgjigjet kandidatët do të mund ta japin në afat kohor prej 20 minutash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat