Gashi befason me deklaratën për bisedën e Mimozës me Radoiçiqin: Ajo është viktimë

Aktuale

Gashi befason me deklaratën për bisedën e Mimozës me Radoiçiqin: Ajo është viktimë

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 09:21
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur rreth bisedave telefonike të fundit të publikuara të shefes së LVV, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Millan Radojqiç.

Gashi u shpreh se këto biseda telefonike mes dy palëve  janë të befasishme për të.

“Jam çudit nuk e kam pritë atë lloj komunikimi, afërsie. Mimoza është viktimë e Vetëvendosjes, atë lloj komunikimi, negocimi, Mimoza nuk e bën pa u marrë vesh me kryeministrin sepse janë punë që ai duhet me e dhënë izën për me u bë” tha ai në emisionin “Sante".

Tutje Arben Gashi shtoi se komunikimi me terroristin Radojçiq përderisa është në listë të zezë është vepër penale. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat