Publicisti shqiptaro-amerikan me akuza të rënda, nxjerr emrin e shtetit dhe politikanit që e “ndanë” Mitrovicën dhe hedh dyshime të reja

Aktuale

Publicisti shqiptaro-amerikan me akuza të rënda, nxjerr emrin e shtetit dhe politikanit që e “ndanë” Mitrovicën dhe hedh dyshime të reja

Nga: A.Zh Më: 25 qershor 2024 Në ora: 08:56
Qyteti i Mitrovicës

Veprimtari dhe publicisti shqiptaro-amerikan, Hafiz Shala, ka reaguar pas bisedës telefonike mes presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka hedhur akuza të rënda ndaj Francës, duke e fajësuar atë për ndarjen e qytetit të Mitrovicës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Franca ishte tradicionalisht mike e Serbisë dhe Rusisë, dhe urrejtëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak se kjo e fundit ka përkrahur Kosovën.

Shala ka theksuar se qëllimi i Francës është që t’ia jep veriun e Kosovës, Serbisë.

“Franca, qëllimin e fundit e ka që pjesën veriore t’ia kthejë Serbisë. Franca ishte ajo që e ndau Mitrovicën me bekimin e Thaçit, i shantazhuar nga Serbia që i dinë vetëm ata se për çka bëhet fjalë.

Franca, mike tradicionale e Serbisë, por edhe e Rusisë.

Franca kurrë nuk ka qenë mike e Amerikës, por ka treguar urrejtje ndaj saj e posaçërisht se është përkrahëse e Dardanisë.

Nëse iu kujtohet, në vitet 1966 nëse nuk gaboj, në kohën e presdentit Charls De Goul kur u përkujtua beteja e Lombardisë, ku humbën jetën mijëra ushtarë amerikanë, ai në atë eveniment, i inkurajuar nga fitorja deklaroi: Që nga sot, asnjë ushtar amerikan nuk dua të qëndrojë në Francë, që të gjithë duhet të largohen nga Franca.

Gjenerali gjak ftoftë amerikan i drejtohet: Mendoni edhe për ata që janë në varre. Iu tha fyti dhe heshti.

Ka pasardhës ndoshta?”, ka thënë Shala në një postim të gjeneralit shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, në Facebook.

Lexo edhe: “Nëse Trumpi del fitues...”, gjenerali shqiptaro-amerikan zbulon bisedën telefonike: Ja çfarë e këshilloi Macroni-Vuçiqin për dialogun me Kosovën

Ky i fundit, ka ngritur dyshimet se Macron e ka këshilluar Vuçiqin, që të zhagisë dialogun me Kosovën, derisa Trump t’i fitojë zgjedhjet nëShtetet e Bashkuara të Amerikës./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat