Avokati Qerkini: Padia ndaj Serbisë do të jetë një betejë jashtëzakonisht e madhe

Aktuale

Avokati Qerkini: Padia ndaj Serbisë do të jetë një betejë jashtëzakonisht e madhe

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 08:34
Artan Qerkini

Avokati Artan Qerkini, thotë se për të përpiluar një padi për gjenocid duhet ndjekur hapat procedural dhe të mblidhen argumente që dëshmojnë gjenocidin.

‘’Hapat që duhet ndjekur për padi janë të karakterit procedural dhe normal se duhet argumente të cilat e dëshmojnë do të thotë gjenocidin’’, thotë ai.

Avokati Qerkini thotë se do të jetë betejë e madhe kjo çështje pasi që Kosova nuk është pjesë e OKB-së

‘’Ka me qenë një betejë jashtëzakonisht e madhe sepse Kosova nuk është pjesë e OKB-së dhe duhet shikuar praktikat e GJND-së se si ka vepruar në rastet kur kërkesat janë parashtruar nga subjektet që nuk janë pjesë e OKB-së sepse ajo gjykatë është e OKB-së’’, shprehet ai.

Qerkini thotë se padia për gjenocid nuk mund të parashkruhet, por mundet me u paraqitë në çdo kohë.

‘’Padia për gjenocid nuk parashkruhet, mundet me u paraqitë në çdo kohë. Gjykata nuk i shqyrton dy herë çështjet e njëjta’’, thekson ai.

Avokati Qerkini, ka treguar se çka ndodhë në rast se një padi e tillë mund të refuzohet.

‘’Nëse hidhet padia për shkak se Kosova nuk është anëtare e OKB-së, ajo mund të bëhet prap, por nëse gjykata e pranon ta shqyrtojë padinë e Kosovës dhe nëse vendos në mënyrë tjetër, atëherë nuk mund të paraqitet padi të re’’, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat