LVV-ja u ankua në reagimin e policisë gjatë arrestimit të Beqirit, deklarohet IPK

Aktuale

LVV-ja u ankua në reagimin e policisë gjatë arrestimit të Beqirit, deklarohet IPK

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 23:35
Policia e Kosovës

Inspektorati i Policisë së Kosovës, ka thënë se nuk ka pranuar ndonjë ankesë lidhur me sjelljen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës gjatë arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arianit Beqiri.

Në një përgjigje, nga IPK kanë thënë se do të analizojnë videot e publikuar për të verifikuar veprimet e policëve.

“IPK deri tani nuk ka pranuar ndonjë ankesë lidhur me këtë rast, sidoqoftë sipas detyrës IPK në kuadër të autorizimeve ligjore do të analizoj videot për të verifikuar sjelljet dhe reagimin e zyrtarëve policorë”, thuhet nga IPK.

Kryetari i asamblistëve të LVV-së në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka kritikuar mënyrën se si është arrestuar Beqiri, duke thënë se me policinë duhet të merret Inspektorati Policor.

Beqiri u arrestua të hënën në mbrëmje, pasi refuzoi të paguaj hyrjen për në hapësirën ku po shfaqen ndeshjet e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat