Arifi për takimin e paralajmëruar mes Kurtit dhe Vuçiqit: Besoj që në këtë takim qendër e vëmendjes do të jetë asociacioni

Aktuale

Arifi për takimin e paralajmëruar mes Kurtit dhe Vuçiqit: Besoj që në këtë takim qendër e vëmendjes do të jetë asociacioni

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 21:30
Analisti, Avni Arifi

Për herë të fundit, Kurti dhe Vuçiq u takuan në Bruksel më 14 shtator të vitit 2023, kur diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ky takim rezultoi pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore të palëve.

Tash pas 9 muajsh është paralajmëruar që do të ketë takim mes tyre të mërkuren në Bruksel.

Analisti, Avni Arifi, i ftuar në “Debat Plus”, është shprehur se nuk është kurioz se a do i shtrëngojnë duart Kurti e Vuçiq në takim, por thotë se letrat janë ato që duhet të na interesojnë.

“Nuk mendoj hiç se a i kanë shtrënguar duart, mua më intereson se çfarë ka në letra, sepse ne i kemi kqyrë fytyrat nganjëherë qysh i kanë por nuk i kemi kqyrë letrat, letrat janë me rëndësi jo duart a i shtrëngojnë a jo.”

E Arifi thotë se ky takim është “i çuditshëm” ku sipas tij po vjen pas dy humbjeve diplomatike që ka pasur Kosova.

“Humbjet diplomatike ishin se nuk u hoqën masat, domethënë ka bllokadë brenda vendeve të BE-së, që është një humbje e madhe për Kosovën dhe e dyta është se është një humbje politike sepse ne një kohë të gjatë kemi kërku edhe opozita por edhe vetë Kurti kryeministri që të largohet Lajçaku, tash e morëm vesh që Lajçakut si rezultat i punës së mirë i është zgjatur mandati deri në janar nga BE-ja,” u shpreh Arifi.

Ndërsa për këtë takim të paralajmëruar, Arifi thotë se nuk pret që të ketë përparim të procesit, por sipas tij në vëmendje do të jetë asociacioni i komunave.

“Mu duk interesant që erdhi në Kosovë dhe diti me aranzhu një takim pas 9 muajsh, nuk besoj se do të ketë një pajtim apo avancim të proceseve, por besoj se ky do të jetë edhe një takim i radhës ku në qendër të vëmendjes do të jetë asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe tendecat që të shtyhet më tutje ky process,” shtoi Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat