Maloku: Atë që e ka premtuar kjo qeveri, nuk e ka realizuar

Aktuale

Maloku: Atë që e ka premtuar kjo qeveri, nuk e ka realizuar

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 19:12
Politologu Albinot Maloku

Politologu Albinot Maloku, thotë se qeveria nuk e ka realizuar atë çfarë e ka premtuar.

“E thëna dhe e bëra e qeverisë aktuale është e papërvojë nga qeveritë tjera çfarë diskrepance ka, dhe kjo është irrituese.

Nga 39 marrëveshja, 30 apo 40 për qind të tyre nuk janë jetësuar nga Republika e Serbisë. Konkretisht kanë kaluar edhe për procese të Gjykatës Kushtetuese, nuk është bërë llaf për atë çështje është futur në dialog prapë”, tha ai.

“Ka ardhur momenti kur i ka thënë po me pranimin e planit franko-gjerman, që për mua ka qenë e çuditshme se si e pranojë këtë plan, që përmbajtjen e saj një njeri e ka refuzuar në vazhdimësi dhe do ta refuzonte në kushte normale edhe nëse do të ishte në opozitë”, shtoi Maloku në Info Magazine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat