E trishtë: Ky është personi që u gjet i vdekur brenda veturës në Sllatinë

Aktuale

E trishtë: Ky është personi që u gjet i vdekur brenda veturës në Sllatinë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Sot u raportua për një rast që ka ndodhur në Sllatinë, ku zyrtarët policorë rrethuan me shirita një lokacion ku ndodhej një veturë.

Media mëson se personi që u gjet i vdekur brenda veturës është: Klejdi Biraku, rreth 30-vjeçar.

Në vend të ngjarjes është gjetur edhe një thikë, mëson media nga burimet e saja.

Ndryshe, lajmin për një person që është gjetur pa shenja jete e ka konfirmuar edhe Policia.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull”.

“Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat