Ibishi për dënimin e “Rusit”: Kam pritur një dënim shumë më serioz

Aktuale

Ibishi për dënimin e “Rusit”: Kam pritur një dënim shumë më serioz

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 18:48
Ismet Ibishi

Serbi Nenad Orlloviq, i njohur si “Rusi”, është dënuar me 15 muaj burgim dhe më 12 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të viti të kaluar.

Ismet Ibishi- ish ushtarak thotë se ky është një dënim jo adekuat.

“Kam prit diçka më serioze një dënim shumë më serioz një vendim që mund të ndikoj edhe te ata që potencialisht mund të bëjnë vepra të ngjashme, por ja se drejtësia ndonjëherë na duket absurd jo e drejtë e jo korrekte,” shtoi Ibishi.

Duke shtuar se uron që herave të tjera të ketë dënime më meritore.

“Kjo masë në një mënyrë iu shton guximin atyre që të sakrifikojnë që të krijojnë situata të tilla ndoshta edhe më të rënda në veri të Kosovës,” ka thënë Ibishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat