“Rusi” dënohet me 15 muaj burgim, Gashi: Prita më shumë por drejtësia befason

Aktuale

“Rusi” dënohet me 15 muaj burgim, Gashi: Prita më shumë por drejtësia befason

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 17:42
Tomë Gashi

Serbi Nenad Orlloviq,  i njohur si “Rusi”, është dënuar me 15 muaj burgim dhe më 12 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të viti të kaluar.

Avokati, Tomë Gashi vendimin e sotëm ndaj serbit i njohur si “Rusi” e ka quajtur “befasues” por në prizmin e tij si avokat ka deklaruar se tri herë më shumë është befasuar nga vendimi që gjyqtarja në këtë rast ka marrë.

Gashi deklaroi se dënimi me 15 muaj burgim dhe me 12 mijë euro gjobë është dënim i “dëmshëm”.

“ Derisa e kam marrë vesh emrin e gjyqtares kam qenë pak I befasuar nga vendimi I sotit , e kur e kam kuptu emrin e gjyqtares unë kam qenë tri here i befasuar me vendimin e saj, për shkak të dënimit I cili është minimal dhe pjesa tjetër e lojës edhe prokuroria edhe mbrojtja e të akuzuarit janë pajtuar me këtë vendim. Në situate të caktuara, nëse ka një sjellje jo të mire ndaj Policisë ose ndonjë zyrtar të policise, ndaj ushtarëve të FSK-së apo KFORit vendimi është ashtu rreth 15 muaj denim. Prizmin tim, është tepër e dëmshme, sepse juridikisht nuk kemi ditur të ruajmë Forcat e KFOR-it”, deklaroi Gashi.

Vendimet e tilla, sipas Gashit mund të inkuarojnë të gjithë për “sulme të mundshme ndaj zyrtarëve të KFOR-it”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat