Begaj: Drenasi është një histori krenarie, guximi dhe patriotizmi

Aktuale

Begaj: Drenasi është një histori krenarie, guximi dhe patriotizmi

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 17:21
Bajram Begaj në Drenas

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar për qëndrimin e tij në Drenas, vend i cili sipas Begajt është një histori krenarie, guximi dhe patriotizmi.

Begal ka thënë se se kontributi i trimave të Drenasit për çlirimin e Kosovës është i pashlyeshëm.

“Në Drenas, komunën në zemër të Kosovës. Historia e Drenasit është një histori krenarie, guximi dhe patriotizmi. Kontributi i trimave të saj për çlirimin e Kosovës është i pashlyeshëm. Ne, si shqiptarë kemi treguar se të bashkuar dhe me vendosmëri, mund të përballojmë çdo sfidë dhe të dalim fitimtarë”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjatë ditës, Begaj është shpallur zyrtarisht “Qytetar Nderi” i Drenasit, titull të cilin e pranoi nga kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat